Gazetari Poli Hoxha deklaroi në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se një grup aktivistësh, të mbështetur nga juristë, po përgatit një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me zhvillimet gjatë shtatë ditëve të protestave.
Sipas Hoxhës, kallëzimi do të mbështetet në prova dhe do të përfshijë disa pretendime për veprime të paligjshme, që lidhen me trajtimin e protestuesve dhe urdhrat e dhënë ndaj forcave të rendit.
“Një grup aktivistësh, i përgatitur nga juristë të shkëlqyer, kanë bërë gati padinë, që të çojnë në SPAK kallëzim penal për kryeministrin Rama dhe drejtorin Hita, për këto 7 zhvillime me prova: 1: Për gjenocid ndaj popullsisë, duke e diferencuar nga pjesa tjetër përmes etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit, ky veprim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim dëmi të madh fizik dhe psikologjik, 2: Ushtrim ndikimi me veprime të paligjshme duke u premtuar para punonjësve të rendit, kjo që bëri sot. 3: Shpërdorim i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve. 4: Dhënia e urdhrave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit. 5: Mos marrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë”. (A2 Televizion)