Një burrë i armatosur që hiqej si polic arrestohet në stadium para funeralit të Charlie Kirk

Nga A2 CNN
20 Shtator 2025, 20:06 | Bota

Një burrë i armatosur që hiqej si polic arrestohet në

Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet të dielën funerali i Charlie Kirk.

Burri u arrestua në stadiumin State Farm, shtëpia e Arizona Cardinals, në Glendale të premten.

Shërbimi Sekret i SHBA-së, në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë në stadium”, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi.

Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha Guglielmi.

Identiteti i individit ende nuk është bërë i ditur por prania e tij e paautorizuar paraqiste rrezik, pasi në shërbimin përkujtimor të Kirk pritet të marrin pjesë më shumë se 100,000 njerëz, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos