Vrasjet e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington, Netanyahu bisedë telefonike me Trump

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 21:09 | Bota

Vrasjet e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington,

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, pas sulmit të sotëm në Ambasadën e Izraelit në Uashington.

Sipas mediave të huaja, lajmin për telefonatën mes liderëve e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, e cila shkruan se Trump shprehu hidhërim të thellë për vrasjet e dy punonjësve të Ambasadës.

“Presidenti i SHBA-së shprehu hidhërim të thellë për vrasjen tronditëse në Uashington të dy punonjësve të ambasadës izraelite, Yaron Lisinski dhe Sarah Milgram. I bekuar qoftë kujtimi i tyre”, tha zyra e Netanyahut.

Po ashtu, zyra e Netanyahut bëri të ditur se kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara, shkruan A2 CNN.

"Kryeministri falënderoi Presidentin Trump për përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e Bashkuara", thuhej më tej në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos