Tajfuni që shkaktoi 20 viktima në Filipine godet dhe Vietnamin

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 07:33 | Bota

Tajfuni që shkaktoi 20 viktima në Filipine godet dhe Vietnamin

Vietnami është goditur në orët e fundit nga tajfuni Bualoi, i cili ka shkaktuar dëme serioze në Filipinet qendrore, duke shkaktuar të paktën 20 persona.

Gjatë natës, cikloni zbarkoi në provincën veriore të Ha Tinh, duke u zhvendosur në veriperëndim. Sipas meteorologëve vendas, stuhia pritet të dobësohet ndërsa kalon nëpër zonat kodrinore të provincave Ha Tinh dhe Nghe An.

Mbi 210,000 banorë janë zhvendosur në zona të sigurta në Da Nang dhe 32,000 të tjerë në qytetin e Hue. Moti i keq, me erëra që arrijnë 133 km/orë, shira të rrëmbyeshëm dhe valë stuhie që tejkalojnë një metër, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, duke prekur afërsisht 347,000 familje. Në disa zona, rrugët janë përmbytur dhe pemë të shumta janë rrëzuar.

Sipas autoriteteve lokale, një i ri u godit nga rryma elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik, dhe dy persona rezultojnë të zhdukur në det. Të gjitha aktivitetet portuale dhe aeroportuale janë pezulluar, si dhe operacionet e peshkimit përgjatë bregdetit.

Parashikimet tregojnë se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë të paktën deri më 1 tetor, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në provincat qendrore dhe veriore të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos