65 të lënduar në protestën e pestë para Kryeministrisë, MSH bën bilancin: 12 janë te Trauma

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 11:11 | Aktualitet

65 të lënduar në protestën e pestë para

65 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua të shtunën para Kryeministrisë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sipas të dhënave për rastet e paraqitura për ndihmë mjekësore, 37 prej tyre janë efektivë të Policisë, 24 protestues dhe 4 kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.


Aktualisht, 12 persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës (SUT). Ndërkohë, në pesë ditët e protestave, numri i përgjithshëm i të lënduarve ka arritur në 272. Prej tyre, 169 janë punonjës të Policisë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Protesta e 17 tetorit ishte e pesta e dhunshme para Kryeministrisë, ku gjatë ditëve të fundit janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos