Gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Korçë

Nga Artin Halili
18 Tetor 2026, 11:30 | Kronikë

Gjykata liron dy të rinjtë e arrestuar gjatë protestës

Të dy të rinjtë e arrestuar para 3 ditësh në Korçë nga policia e Korçës, të cilët morën pjesë në protestën e dhunshme në juglindje janë liruar ditën e sotme nga gjykata e Korçës.

Ka qenë kërkesa e prokurorisë së Korçës që të rinjtë të ndiqeshin në masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.

F.L 21 vjeç dhe O.K 19 vjeç u arrestuan para tre ditësh nën akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të forcave të policisë

Ndërkohë janë 40 të rinj të tjerë të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia e Korçës, pjesëmarrës edhe këta në protestat e fundit në Korçë.

Këta dy të rinj ishin të vetmit të arrestuar, ndërsa janë liruar nga gjykata e Korçës dhe do të vijojnë të hetohen nga organet kompetente ndërsa do të paraqiten njëherë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos