Tajvani rrezikohet nga rrëshqitja e dheut, shkon në 12 numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit

Nga A2 CNN
5 Prill 2024, 16:02 | Bota

Situata në Tajvan mbetet e paqëndrueshme si pasojë e tërmetit 7.7 ballësh që goditi ishullin. Ekipet e shpëtimit në po përballën me një kërcënim të ri, atë të rrëshqitjeve së mëtejshme të dheut dhe shkëmbinjve.

Kjo bëhet e qartë si pasojë e rritjes së kërkimeve për qindra persona që besohet se janë zhdukur si pasojë e tërmetit. Ndërkohë raportohet se numri i të vdekurve ka arritur ne 13 persona. Ekipet e shpëtimit zbuluan dy trupa të tjerë nën rrënoja si pasojë e rënies së një masivi shkëmbinjsh.

Tajvani është një ishull i cili shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj tërmeteve. Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet të vitit 2016 në jug të tij, ndërsa një tjetër tërmet me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 në 1999. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos