"Të diel të mbarë"- Rishfaqet Papa Francesku pas daljes nga spitali

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 14:00 | Bota

Papa Françesku ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas daljes nga spitali. Papa Françesku përshëndeti qytetarët në Vatikan dhe dukej se ishte në humor të mire, citon CNN.

Ai ishte ulur në një karrige me rrota dhe kishte vendosur një tub qe e ndihmon për frymëmarrjen. Papa Françesku u soll përpara altarit, ku pasi përshëndeti me duar u largua. Paraqitja e tij zgjati vetëm disa minuta, shkruan A2 CNN.

Papa 88-vjeçar kaloi pesë javë në spital me pneumoni, ku u shtrua më 14 shkurt dhe doli nga Poliklinika Gemelli më 23 mars.

Gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në spital, nuk u shfaq kurrë në dritaren e katit të dhjetë të spitalit romak dhe për pesë javë me radhë, Vatikani shpërndau tekstin që ai kishte përgatitur ose miratuar për Engjëllin e mesditës. Sipas ekipit të tij mjekësor, Papa iu afrua vdekjes gjatë sëmundjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos