“Të forcojmë pozicionin e Ukrainës!” Von der Leyen: Putin varros premtimet në rrënoja, do t’i imponojë Kievit të papranueshmen

Nga A2 CNN
7 Maj 2025, 11:06 | Bota

“Të forcojmë pozicionin e Ukrainës!” Von der Leyen:

"Të gjithë e kemi parë se si negocion Rusia. Bombardon. Intimidon. Frikëson dhe varros premtimet nën rrënoja”. Kështu është shprehur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke folur në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

“Putini dëshiron ta detyrojë Ukrainën të pranojë të papranueshmen”, vijoi Von der Leyen teksa theksoi se BE duhet të bëjë çmos për të forcuar pozicionin e Ukrainës.

“Një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, e cila garanton sovranitetin e Ukrainës, respekton integritetin e saj territorial dhe mbështet aspiratat e saj evropiane. Ky është udhëkryqi me të cilin përballemi. Dhe për Evropën, rreziqet janë të mëdha. Pra, ne duhet të bëjmë çmos për të forcuar pozicionin e Ukrainës”, theksoi ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos