Në paraqitjen e saj të parë përpara ligjvënësve në Dhomën e Përfaqësuesve, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pamela Bondi, u përball me kritika të forta lidhur me mënyrën se si Departamenti i Drejtësisë ka trajtuar dosjet e Jeffrey Epstein dhe ndikimin mbi viktimat.
Ligjvënës demokratë dhe republikanë e pyetën në mënyrë të përsëritur për gabimet në redaktim, që sipas tyre kanë ekspozuar të mbijetuarit dhe kanë mbrojtur personat e implikuar. Debati u tensionua shpejt dhe seanca u shndërrua në përplasje verbale mes Bondit dhe disa anëtarëve të Kongresit, me akuza për shmangie përgjigjesh dhe mungesë transparence.
Bondi deklaroi se Epstein ishte “një përbindësh” dhe se shpreson që bashkëpunëtorja e tij Gislane Maxwell “të vdesë në burg”, por nuk dha përgjigje konkrete për mbulimin e emrave të të përfshirëve. Republikani Thomas Massie deklaroi se dokumente të rëndësishme po mbahen të fshehura sepse përmbajnë emra personash të përfshirë në abuzime, bazuar në dëshmitë e viktimave për FBI-në. (A2 Televizion)