Samiti i NATO në Bruksel, Rutte: Na duhet ombrella bërthamore, Amerika presion Rusisë

Nga Xhevahir Qardaku
12 Shkurt 2026, 15:52 | Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë që t’i japë fund luftës së saj me Ukrainën. Deklaratën e bëri ndërsa ministrat e mbrojtjes të aleancës u takuan në Bruksel.

“SHBA-të po ushtrojnë çdo presion mbi Rusinë, siç po bëjnë europianët, përmes paketave të sanksioneve. Shikoni çfarë ka ndodhur me Lukoil dhe Rosneft dhe të gjitha gjërat e tjera që po bën SHBA-ja. Amerika ende po furnizon mbrojtje ajrore thelbësore dhe armë të tjera vdekjeprurëse në Ukrainë përmes këtij programi PURL, të financuar nga aleatët dhe partnerët kanadezë dhe europianë. Dhe SHBA-të po udhëheqin përpjekjet për paqe”, tha Rutte, përcjell A2 CNN.

“Dhe ka vetëm një vend, kombi më i fuqishëm në tokë, SHBA-të, të cilat mund ta bëjnë këtë, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, duke thyer bllokimin me Putinin, duke e vënë në lëvizje procesin e paqes. Pra, unë me të vërtetë mendoj se SHBA-të po bëjnë pikërisht atë që na duhet kur bëhet fjalë për Ukrainën. Parashikoj se në planin afatgjatë do të shihni, sigurisht, ombrellën bërthamore si garantuesin përfundimtar të sigurisë sonë këtu në Europë dhe Kanada, por edhe një prani të fortë konvencionale të SHBA-së këtu në Europë, e cila është thelbësore. Ne të gjithë e dimë këtë, dhe nuk është aty vetëm për të mbrojtur Europën dhe Kanadanë, është aty edhe për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos