“Të mos përfshihemi në konflikte”, paralajmërohet grevë në Itali, pritet të bllokohet transporti, shkollat dhe spitalet

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 20:24 | Bota

“Të mos përfshihemi në konflikte”,

Në Itali është paralajmëruar një grevë e përgjithshme 24-orëshe që pritet të shkaktojë ndërprerje të mëdha në shërbimet publike në të gjithë vendin.

Sipas sindikatave italiane, protesta do të ndikojë kryesisht në transportin publik, hekurudhat, shkollat, spitalet dhe administratën shtetërore, duke sjellë bllokime dhe vonesa të konsiderueshme.

Greva është organizuar nga disa sindikata të punonjësve në sektorë të ndryshëm dhe vjen si reagim ndaj politikave aktuale të qeverisë italiane.

Sindikatat kërkojnë që Italia të ndërpresë përfshirjen në konfliktet ndërkombëtare dhe të ndalojë industrinë e lidhur me riarmatimin. Ato gjithashtu kërkojnë që fondet publike të orientohen drejt rritjes së pagave, pensioneve, përmirësimit të shërbimeve publike, sigurisë në punë dhe strehimit social.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos