Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe nuk do të jemi objekt negociatash

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 18:42 | Bota

Presidenti i Tajvanit i përgjigjet Trump: Nuk do të sakrifikohemi dhe

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka deklaruar se ishulli nuk do të “sakrifikohet” dhe nuk do të pranojë të bëhet objekt negociatash mes fuqive të mëdha, duke theksuar se Tajvani do të vazhdojë të mbrojë mënyrën e tij demokratike të jetesës.

Në një postim në Facebook, Lai tha se mbështetja ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Tajvanin përmes shitjes së armëve është pjesë e një angazhimi ligjor të Uashingtonit për sigurinë e ishullit.

Deklarata vjen pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Pekin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, i cili ka shkaktuar shqetësime në Taipei për mënyrën se si është trajtuar çështja e Tajvanit në bisedime.

Sipas raportimeve, komentet e Trump-it pas samitit, përfshirë shqyrtimin e mundësisë së shitjeve të reja të armëve për Tajvanin dhe paralajmërimet ndaj shpalljes së pavarësisë, janë pritur me shqetësim nga autoritetet tajvaneze.

Lai theksoi se qytetarët e Tajvanit janë të shqetësuar për diskutimet mes SHBA-së dhe Kinës, por njëkohësisht shprehu mirënjohje për mbështetjen amerikane në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Tajvani nuk do të provokojë konflikt, por as nuk do të heqë dorë nga sovraniteti, dinjiteti kombëtar dhe sistemi demokratik”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos