
Irani ka njoftuar se do të lehtësojë masat kufizuese në Ngushtica e Hormuzit, duke lejuar kalimin e ndihmave humanitare dhe bujqësore përmes kësaj rruge ujore strategjike.
Ambasadori iranian në OKB, Ali Bahreini, deklaroi se Teherani ka pranuar kërkesën e organizatës për të garantuar kalimin e sigurt të dërgesave humanitare.
Sipas tij, kjo masë synon të përshpejtojë dhe lehtësojë shpërndarjen e ndihmës për popullatat në nevojë, duke reflektuar angazhimin e Iranit për të mbështetur përpjekjet humanitare.
Ndërkohë, OKB ka bërë të ditur se po punon për krijimin e një grupi pune që do të hartojë një mekanizëm për të siguruar vijimësinë e tregtisë në këtë zonë kyçe.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, theksoi se ndërhyrja e menjëhershme është e domosdoshme për të zbutur pasojat globale të krizës.
Ngushtica e Hormuzit, nga e cila kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, ishte bllokuar në mënyrë efektive nga Irani që prej nisjes së konfliktit, duke shkaktuar ndërprerje në furnizim dhe rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. (A2 Televizion)