Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3 gardianë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 08:54 | Bota

Tentativa e arratisjes sjell trazira në burgun italian, plagosen 3

Katër persona u plagosën të enjten në burgun italian "Bassone" të Komos gjatë një revolte që përfshiu një numër ende të papërcaktuar të burgosurish.

I plagosuri më rëndë ishte një i burgosur, i cili u dërgua në spitalin e Monzës me lëndime kritike pasi u shtyp midis një porte. Tre oficerë burgu pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spitalin Sant'Anna.

Autoriteti rajonal i burgjeve dërgoi disa skuadra kundër trazirave në Komo, si nga Milano ashtu edhe nga institucione të tjera në Lombardi deri sa situata u vendos në kontroll.

Tensionet në burgun e Komos nisën pasi rojet penguan një përpjekje arratisjeje. Kjo u deklarua nga Gennarino De Fazio, sekretari i përgjithshëm i policisë së burgut Uilpa, pa dhënë detaje të mëtejshme se kush ishin të dënuarit që tentuan të largoheshin nga vendi i dënimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos