Pushtuesit izraelitë i vënë zjarrin xhamisë në Palestinë, dogjën dhe Kuranë

Nga Xhevahir Qardaku
13 Nëntor 2025, 17:29 | Bota

Izraelitët po bëhen gjithnjë e më agresivë ndaj palestinezëve. Kolonët izraelitë kanë djegur xhaminë Hajja Hamida, e cila ndodhet midis qyteteve Kafr Haris dhe Deir Istiya, në Bregun Perëndimor.

Në një deklaratë, Autoriteteti Palestinez thekson se “krimi i pushtuesve përbën një shkelje të hapur të shenjtërisë së vendeve të adhurimit dhe një shprehje flagrante të racizmit të thellë që tani rregullon sjelljen e kolonëve nën kujdesin e qeverisë pushtuese”.

Autorët e sulmit kanë vandalizuar xhaminë duke shkruar grafite kërcënuese dhe ofenduese ndaj palestinezëve, ndërsa kanë djegur edhe disa kopje të kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve, shkruan A2.

Autoriteti Palestinez theksoi se ky krim përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një vazhdim të sulmeve sistematike dhe të përhapura izraelite kundër palestinezëve dhe vendeve të shenjta islamike dhe të krishtera.

“Është një pasqyrim i drejtpërdrejtë i politikave të nxitjes dhe ekstremizmit të miratuara nga qeveria izraelite dhe degët e saj të ndryshme, të cilat kërkojnë të riformësojnë peizazhin fetar në territorin e pushtuar palestinez për t'i shërbyer projektit të saj kolonial dhe terrorizimit dhe zhvendosjes së popullit palestinez”, lexohet në deklaratë.

Palestina i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, të marrin masa të menjëhershme dhe detyruese për të mbrojtur vendet e adhurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos