Tjetër tërmet në Kretë, lëkundjet nuk ndalen prej dy ditësh

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 18:43 | Bota

Tjetër tërmet në Kretë, lëkundjet nuk ndalen prej dy

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët e zonat të cilët kanë braktisur shtëpitë.

Sipas qendrës europiane të monitorimit të tërmeteve, lëkundja ishte me magnitudë 4.2 ballë Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra nga Asimion. Ndërkohë, ky është tërmeti i tretë me magnitudë mbi 4 që regjistrohet në ishull brenda 2 ditësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos