Tjetër tentativë në OKB për paqen në Gaza, SHBA-ja paralajmëron bllokim

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 08:23 | Bota

Tjetër tentativë në OKB për paqen në Gaza, SHBA-ja

Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të martën një rezolutë të mbështetur nga vendet arabe që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Projekti i cili është përgatitur disa ditë më parë dhe është shpërndarë dhe në vendet e tjera anëtarë është paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara se do të ketë veton e saj.

Algjeria, përfaqësuesi arab në Këshill, e vuri projekt-rezolutën në formë përfundimtare. Diplomatët e Këshillit, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se votimi do të bëhej të martën në mëngjes.

Përveç armëpushimit, drafti përfundimtar i Algjerisë refuzon zhvendosjen e detyruar të civilëve palestinezë dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmeve të befasishme të 7 tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos