Ukraina hedh në erë bazën kryesore të naftës ruse në Donjetsk dhe trenin që e lidh me Krimenë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2023, 22:05 | Bota
Ukraina hedh në erë bazën kryesore të naftës ruse

Ukraina pretendon se ka goditur një depo të madhe nafte të kontrolluar nga Rusia pasi një tren që transportonte municione dhe karburant në territorin e pushtuar gjithashtu shpërtheu në një sulm të dyshuar sabotazhi.

Skena dramatike u shpalos pas një shpërthimi dhe zjarri të madh në objektin ku ruhej nafta në rajonin e Donjetskut pas granatimeve intensive.

Në total ishin katër depozita të mëdha nafte në objektin që ndodhet në rrethin e Budennovsky. Nafta në depot që shpërthyen besohet se do të përdorej nga trupat ruse të stacionuara në zonë.

"Është e vështirë të vlerësohet dëmi në depon e naftës, por zjarri i gjerë tregon dëmtim të rezervuarit ose stacioneve nëntokësore të ruajtjes së karburantit”, thuhet në një raportim të kanalit ushtarak në Telegram.

Partizanët pro-Kievit hodhën po ashtu në erë trenin që përdorej për të transportuar karburant dhe municione nga Krimea e aneksuar në Melitopol dhe Dniprorudne, të dyja qytete në rajonin e Zaporizhzhia.

Si rezultat i shpërthimit të kontrolluar, u dëmtuan hekurudha dhe një lokomotivë me disa vagona. Vetë shpërthimi ndodhi në orën 08:00 të mëngjesit. Pushtuesit kanë rrethuar vendin e shpërthimit dhe po kontrollojnë zonën përreth. Falë heronjve të nëntokës, treni më në fund përfundoi lëvizjen e tij”, njoftoi qendra ukrainase e rezistencës kombëtare.

Sipas ukrainasve ky ishte sulmi i 11-të i supozuar sabotues këtë vit në trenat rusë të lidhur me luftën, por Rusia nuk e ka pranuar humbjen e lidhjes kryesore hekurudhore me Krimenë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos