Tornado godet zonat turistike në Spanjë

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 21:26 | Bota

Tornado godet zonat turistike në Spanjë

Spanja është përfshirë nga moti ekstrem, teksa stuhia “Alice” ka goditur me forcë brigjet juglindore, duke sjellë përmbytje, erëra të forta dhe një tornado shkatërruese në qytetin turistik të Kartagjenës, në rajonin e Murcias.

Pamjet tronditëse tregojnë tornadon që rrotullohet poshtë reve, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat bregdetare. Autoritetet njoftuan për 67 persona të evakuuar, shumica turistë që pushonin në kampingje pranë La Mangës.

Rajonet e Murcias, Alicantes dhe Valencias janë vendosur në alarm të kuq, me paralajmërime për reshje ekstreme dhe erëra të rrezikshme deri në mesnatë. Autoritetet kanë këshilluar banorët dhe turistët të shmangin udhëtimet, ndërsa shërbimet emergjente kanë regjistruar mbi 160 thirrje gjatë natës për përmbytje dhe dëmtime ndërtesash, shkruan A2 CNN.

Në disa zona, rrugët janë kthyer në lumenj të rrëmbyeshëm dhe automjetet janë zhytur nën ujë. Në Ibiza dhe Levante, reshjet e dendura kanë shkaktuar ndërprerje të mësimit dhe anulim udhëtimesh. Meteorologët paralajmërojnë se deri në 250 milimetra shi pritet të bien deri të dielën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos