Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të mbajë një samit të liderëve botërorë mbi Gazën gjatë vizitës së tij në Egjipt javën e ardhshme, thanë katër burime për Axios.
Sipas mediave të huaja, Presidenti amerikan do të mbërrijë në Izrael të hënën dhe do të mbajë një fjalim para Knessetit, parlamentit të Izraelit, përpara se të udhëtojë për në Egjipt.
Më pas ai do të marrë pjesë në një ceremoni nënshkrimi me garantuesit e tjerë të marrëveshjes së Gazës - Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, shkruan A2 CNN.
Burimet i thanë Axios se samiti ka të ngjarë të zhvillohet të hënën ose të martën në mëngjes në Sharm el-Sheikh, ku u zhvilluan bisedimet mbi marrëveshjen. (A2 Televizion)