Trump anulon takimin me Xi Jinping, kërcënon Kinën me rritje masive të tarifave

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 21:10 | Bota

Trump anulon takimin me Xi Jinping, kërcënon Kinën me rritje

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar me një “rritje masive” të tarfiave të importeve kineze.

Sipas mediave të huaja, Trump tha gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që ai të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, brenda dy javësh.

Trump është shprehur se Kina po bëhet “armiqësore”, duke ju referuar letrave të dërguara nga Pekini në të gjithë botën.

Këto letra njoftojnë plane për të vendosur kontrolle të rrepta mbi eksportet e metaleve të rralla, shkruan A2 CNN.

“Askush nuk ka parë diçka të tillë më parë, por kjo në thelb do të prishë tregjet dhe do ta bëjë jetën të vështirë për çdo vend në botë, veçanërisht për Kinën”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social.

Ai ka shtuar se do të “duhet të hakmerret ekonomikisht” kundër Kinës pas kufizimeve dhe një nga opsionet e tij është të rrisë “masivisht” tarifat për mallrat e importuara kineze.

Trump tha se nuk kishte folur me Xi Jinping sepse “nuk ka arsye për ta bërë këtë”, shkruan A2 CNN.

Bursa e Nju Jorkut ra pasi Trump kërcënoi me tarifa të reja për mallrat kineze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos