Tragjedi në Greqi, mbytet varka me emigrantë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2025, 18:03 | Bota

Tragjedi në Greqi, mbytet varka me emigrantë

Një tragjedi e rëndë është shënuar në brigjet jugore të ishullit grek të Lesbos, ku katër persona humbën jetën pasi anija ku udhëtonin u mbyt pranë zonës Tsilia të Gera-s.

Sipas autoriteteve lokale, anija ishte nisur nga bregu turk dhe po tentonte të arrinte ishullin grek përmes një udhëtimi të rrezikshëm në det të hapur. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, më 7 tetor, në kushte të vështira atmosferike.

Në momentin e aksidentit, në zonë frynin erëra të forta me forcë deri në shtatë ballë të shkallës Beaufort dhe dallgët arrinin deri në një metër e gjysmë lartësi.

Pas aksidentit, 34 persona arritën të mbërrinin në breg dhe u shpëtuan nga Roja Bregdetare greke. Të mbijetuarit janë me origjinë afrikane dhe aktualisht janë transferuar në Qendrën e Kontrolluar të Mbyllur në Kara Tepe, Mytilene, ku po marrin ndihmën e nevojshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos