Tragjedi në Indi, të paktën 31 viktima në një tubim elektoral

Nga A2 CNN
27 Shtator 2025, 19:50 | Bota

Tragjedi në Indi, të paktën 31 viktima në një tubim

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 58 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shtypjeje masive që ndodhi gjatë një tubimi elektoral në shtetin jugor indian Tamil Nadu.

Incidenti tragjik ndodhi gjatë një aktiviteti të organizuar nga aktori i njohur dhe tashmë politikan Vijay, i cili po zhvillonte fushatë për partinë e tij të re politike, Tamilaga Vettri Kazhagam, në kuadër të zgjedhjeve shtetërore që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas dëshmitarëve, turma e madhe që ishte mbledhur për të ndjekur aktivitetin e Vijay shkaktoi një kaos të papritur. Përplasjet dhe shtypja në masë rezultuan fatale, duke lënë dhjetëra viktima dhe shumë të plagosur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Indi. Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi menjëherë pas incidentit, duke e cilësuar atë si “thellësisht të dhimbshëm” në një postim në platformën sociale X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos