Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija në brigjet e Tunizisë, raportohet për 40 të vdekur

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 18:43 | Bota

Tragjedi në Mesdhe, mbytet anija në brigjet e Tunizisë,

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Mesdhe, ku një anije me 40 emigrantë nga Subsaharia, përfshirë disa të porsalindur, u mbytën pasi varka me të cilën ata po udhëtonin, u përmbys në brigjet e Salakta, në juglindje të Mahdias.

Sipas ANSA-s, fatmirësisht 30 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga njësitë e rojes bregdetare.

Kjo tragjedi vjen një javë pas mbytjes së anijes që mori jetën e 23 personave midis Maltës dhe Lampeduzës, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet e ditur se varka e vogël prej hekuri mbante afërsisht 70 persona, ku të gjithë në bord ishin emigrantë.

Këto anije të vogla shihen si e vetmja mundësi për më të varfrit që po përpiqen të ikin nga Tunizia, përcjell A2 CNN.

Zyra e prokurorit, ka hapur një hetim për tragjedinë, por nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me shkakun e përmbysjes së anijes, as detaje mbi operacionet e shpëtimit të Gardës Kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos