Tragjedia kineze, 26 persona vdesin pas shpërthimit në një fabrikë fishekëzjarresh

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 11:44 | Bota

Tragjedia kineze, 26 persona vdesin pas shpërthimit në një

Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka vrarë 26 persona dhe ka lënë 61 të plagosur. Autoritetet vendosën më shumë se 1 mijë e 500 punonjës të emergjencës duke bere evakuime.

Ata shpëtuan shtatë persona që ishin bllokuar nën rrënoja. Policia, e cila po heton shkakun e shpërthimit, ka marrë "masa kontrolli" kundër stafit përgjegjës për kompaninë e fishekzjarrëve, raportoi media shtetërore kineze.

Autoritetet thanë se dy depo baruti brenda zonës së fabrikës kishin paraqitur një rrezik të lartë gjatë përpjekjeve të shpëtimit. Përveç evakuimit të njerëzve pranë impiantit të fishekzjarrëve, ekipet e shpëtimit zbatuan gjithashtu masa si pastrimi i zonës për të "parandaluar aksidente dytësore gjatë shpëtimit". Mosha e të plagosurve varion nga të 20-at deri në të 60-at, dhe disa pësuan lëndime në kocka pasi u prekën nga mbetjet e shpërthimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos