Të paktën 78 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve që goditën Teksasin qendror të premten.
Tragjedia më e rëndë ka ndodhur në qarkun Kerr, ku 68 persona humbën jetën, përfshirë 28 fëmijë. Ndër viktimat janë edhe disa vajza dhe një këshilltare nga kampi i krishterë për vajza "Camp Mystic", që ndodhej buzë lumit Guadalupe.
Zyrtarët paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi kërkimet vazhdojnë në kushte tepër të vështira. Stuhitë pritet të vazhdojnë në orët e ardhshme, duke rrezikuar operacionet e shpëtimit.
Lumi Guadalupe u ngrit 8 metra për vetëm 45 minuta, duke përmbytur kampin dhe shumë zona përreth. Drejtori i vjetër i kampit, Richard “Dick” Eastland, është ndër të vdekurit. Ish-ushtarake i forcave speciale, Greg Froelick, tha se trupa janë gjetur deri në 13 kilometra larg nga kampi. Ai përshkroi pamje të tmerrshme me rroba dhe sende personale të shpërndara përgjatë lumit.
Tragjedia ka lënë komunitetin në zi dhe në ankth për fatin e të zhdukurve.
(A2 Televizion)