Tre viktima nga sulmet raketore në Ukrainë, Zelensky shkon në Paris: Do të arrijmë marrëveshje të madhe

Nga ros
17 Nëntor 2025, 12:07 | Bota

Paralelisht me luftimet e ashpra në frontin lindor, Rusia vijon pa u ndalur edhe bombardimet ajrore kundër Ukrainës. Një sulm raketor në qytetin lindor të Balakliia, nyje e rëndësishme hekurudhore në Kharkiv, u mori jetën 3 personave, ndërsa la të paktën10 të plagosur përfshirë edhe 3 adoleshentë.

Sulmi gjatë natës, dëmtoi një bllok shumëkatësh banimi dhe shkatërroi disa makina, siç bëri me dije guvernatori i rajonit kuftar me Rusinë.

Imazhe të publikuara nga autoritetet rajonale treguan dëmet në fasadën e pallatit shumëkatësh, me xhama dritaresh të thyer e flakë që dalin nga kati i sipërm i godinës. Balaklia u pushtua nga forcat ruse menjëherë pasi Moska nisi luftën në Ukrainë, në shkurt të viti2022, por u rimor nga forcat ukrainase disa muaj më vonë.

Rusia po ndërmerr rregullisht sulme me raketa, dronë dhe artileri kundër qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke dëmtuar banesa e infrastrukturë kritike. Rregullisht po shënjestrohet edhe kryeqyteti Kiev, ku pak ditë më parë u shkaktuan 7 viktima.

Në orët e para të së hënës, Moska goditi edhe qytetin e Izyum ku mbeti i plagosur një 14-vjeçar. Sulmet e reja vijnë teksa presidenti Volodimir Zelenski ka nis një tur në kryeqytetet europiane, në përpjekjen për të siguruar më shumë mbështetje.

Ai takohet sot në Paris me presidentin Macron, ku siç ka thënë, do të nënshkruajë një marrëveshje të madhe. Të martën, lideri ukrainas do të qëndrojë në Spanjë. Ai u ka kërkuar partnerëve perëndimorë raketa shtesë me rreze të gjatë për t’i goditur raketahedhësit thellë brenda Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos