Tri ditë në arrati, kapet kanguri “rebel”, por godet me grusht një oficer policie

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 10:30 | Bota

Tri ditë në arrati, kapet kanguri “rebel”, por godet me

Një kangur që u shpëtoi rojtarëve të tij teksa po transportohej në një kopsht tjetër zoologjik brenda territorit të Kanadasë, u arrit të kapej prej tyre, por me pasoja, pasi goditi me grusht në fytyrë një oficer policie.

Kanguri femër u arratis një javë më parë, gjatë një ndalese në kopshtin zoologjik Owasa.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kangurin që endet rrugëve të Oshawa, një qytet rreth 60 kilometra në lindje të Torontos.

Pas tri ditësh në liri, kanguri u pa rreth orës 3 të mëngjesit nga oficerët që patrullonin një zonë rurale në periferinë veriore të qytetit.

Pas rekomandimeve të kujdestarëve, oficerët e kapën nga bishti për ta imobilizuar, por kanguri rezistoi dhe befasoi një oficer policie, duke e goditur me grusht në fytyrë përpara se të kapej përfundimisht.

Kanguri do të transferohet në një kopsht zoologjik në Quebec. Pas kësaj aventure, ai do të qëndrojë për disa ditë në kopshtin zoologjik të Oshawa, ku tashmë i është nënshtruar analizave mjekësore, për t'u qetësuar dhe pushuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos