Superheronj të vegjël, mumie, fëmijë të veshur si kafshë dhe vogëlushë të veshur me kostume të tjera kanë bërë një “paradë” të vogël para presidentit amerikan.
Edhe në mes të luftërave dhe krizave, Joe Biden gjeti pak kohë për të festuar Halloween me fëmijët e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Festa u zhvillua në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë teksa e pranishme ishte edhe Zonja e Parë, Jill Biden.
Presidenti nuk mbante maskë, por u mjaftua me një kapelë kalorësi. Jill, megjithatë, kishte bërë një fytyrë maceje me "mustaqe" duke përdorur pak grim.
Shtëpia e Bardhë publikoi edhe një seri fotosh nga dekadat e mëparshme. (A2 Televizion)