Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Sekretarja e shtypit e presidentit, Karoline Leavitt, deklaroi se ky sulm, i kryer në tokën e një aleati të ngushtë, “nuk përparon as qëllimet e Izraelit, as të Amerikës”. Ajo shtoi se Trump u informua për goditjen nga ushtria amerikane dhe jo nga Izraeli.
Presidenti më pas ka urdhëruar të dërguarin e tij të posaçëm, Steve Witkoff, që të njoftojë autoritetet e Katarit për incidentin, shkruan A2 CNN.
Leavitt theksoi se Trump “ndjen keqardhje të madhe” për sulmin dhe se ai “ka bërë shumë të qartë mendimet dhe shqetësimet e tij” gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sulmi izraelit ka shkaktuar reagime të menjëhershme diplomatike dhe tregon tensionet e vazhdueshme në rajon. (A2 Televizion)