Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse Putini po tallet me ne

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 19:52 | Bota

Trump: Do ta dimë brenda dy javësh nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar për ndryshim kursi nëse përcakton se Vladimir Putin nuk e merr seriozisht arritjen e paqes në Ukrainë.

Ai përsëriti se ishte "shumë i zhgënjyer" nga sulmet e Moskës disa ditë më parë, raporton CNN.

Trump nuk pranoi të specifikonte se cilat veprime mund të merrte në konsideratë për të ndëshkuar Rusinë, duke këmbëngulur se gjuha e tij e re e ashpër ndaj Moskës duhet të flasë vetë. Ai shprehu shqetësim se sanksionet e reja të mundshme ndaj Rusisë mund të rrezikonin një marrëveshje.

Trump tha të mërkurën se ende beson se Rusia "duket se dëshiron të bëjë diçka", por shfaqi pasiguri në lidhje me seriozitetin që vendi ka për t'i dhënë fund luftës. Dhe ai u shfaq i kujdesshëm në lidhje me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës mes bisedimeve që po vazhdojnë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos