Trump: Do të dërgojmë raketa Patriot në Kiev, por BE do të paguajë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2025, 07:13 | Bota

Trump: Do të dërgojmë raketa Patriot në Kiev, por BE do

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të dërgojë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë, ndërsa administrata e tij sinjalizon zhgënjim në rritje me refuzimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të negociuar një fund të pushtimit të Moskës.

"Nuk kam rënë dakord për numrin e Patriotëve që do të dërgohen ende, por ukrainasit do të kenë disa sepse kanë nevojë për mbrojtje dhe BE-ja do të paguajë. Ne nuk do të paguajmë asgjë, por do t'i dërgojmë."

Në Bazën e Përbashkët Andreës në Maryland të dielën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha:

“Jam shumë i zhgënjyer” me udhëheqësin rus, Vladimir Putin: Ai flet kaq mirë dhe pastaj në mbrëmje i hedh të gjitha në erë”, tha manjati, duke iu rikthyer kritikave të tij ndaj kreut të Kremlinit, përcjell A2 CNN.

Komentet e Trump vijnë pasi ai javën e kaluar konfirmoi se administrata e tij kishte vendosur t'u shiste armë aleatëve të NATO-s në Evropë, që ata t'ia kalonin Kievit.

Trump pritet të takohet këtë javë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për diskutime që pritet të përqendrohen në planet e tij për të furnizuar Kievin me armë.

Udhëtimi i Rutte në Uashington, DC, vjen në një kohë kur Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të rëndësishme” mbi Rusinë të hënën, shkruan A2 CNN.

Të dielën, Axios, duke cituar dy burime të paidentifikuara, raportoi se njoftimi i Trump do të përfshinte “armë ofensive” për Ukrainën.

Pasi bëri fushatë me premtimin për t’i dhënë shpejt fund luftës në Ukrainë, Trump ka shprehur zhgënjim në rritje me refuzimin e Putinit për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje.

Ndërsa Putini ka rënë dakord për pauza të shkurtra në luftime, ai ka hedhur poshtë propozimet e SHBA-së për një armëpushim 30-ditor pa kushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos