E diela ka nisur me një tragjedi në Sardenjë, ku dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç, humbën jetën në aksident të rëndë përgjatë Rrugës Shtetërore 125 në komunën e Arzachena-s. Dy të rinjtë, të dy me origjinë marokene, po udhëtonin në një Ford Fiesta. Një djalë tjetër 16-vjeçar, pasagjerë i tretë në Ford Fiesta, u transportua me helikopter në Spitalin Santissima Annunziata në Sassari në gjendje kritike.
Gjithçka ndodhi rreth orës 8:15 të mëngjesit, kur Ford Fiesta dhe SUV-i u përplasën kokë më kokë. Përplasja ishte aq e fortë saqë automjetet u shndërruan në një grumbull rrënojash.
Me automjetin tjetër udhëtonin dy gra, të cilat po ashtu u dërguan në spital në gjendje kritike.
Shkaku i aksidentit tragjik është ende nën hetim. Oficerët e policisë rrugore mbërritën në vendngjarje për të kryer hetime, së bashku me zjarrfikësit dhe personelin mjekësor të urgjencës. Operacionet e shpëtimit zgjatën shumë dhe kërkuan ndihmë nga ambulanca ajrore për adoleshentin, gjendja e të cilit ishte më serioze. (A2 Televizion)