“Trump e meritonte”- Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 17:06 | Bota

“Trump e meritonte”- Izraeli kritikon vendimin për

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar ashpër Komitetin e Çmimit Nobel pas vendimit të tij për të mos ia dhënë Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, çmimin Nobel për paqen.

Sipas mediave të huaja, çmimi i shkoi udhëheqëses së opozitës venezueliane dhe aktivistes pro-demokracisë, Maria Corina Machado.

“Komiteti i Nobelit flet për paqen, Presidenti Donald Trump e bën këtë të ndodhë”, shkruhej në llogarinë zyrtare në rrjetin social ‘X’ të zyrës së kryeministrit izraelit.

"Faktet flasin vetë, Presidenti Trump e meriton", shkruante më tej kryeministri izraelit në postimin e tij, përcjell A2 CNN.

Kjo deklaratë vjen pasi e njëjta llogari në rrjetin social ‘X’ ndau dje një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të Netanyahut duke i dhënë Trumpit çmimin e paqes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos