Trump emëron “Carin” e kufirit dhe deportimit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 07:29 | Bota

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se Tom Homan do të shërbejë si kreu i politikës së kufirit dhe deportimit në administratën e tij të re.

Presidenti i zgjedhur e konfirmoi emërimin në përmes një postimi në platformën e tij të rrjeteve sociale, shkruan A2.

Homan, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave gjatë presidencës së parë të Trump, do t'i jepet një rol i gjerë duke mbuluar një sërë fushash që ishin premtimet kryesore të fushatës.

Trump i referohet Homanit si "cari i kufirit", që mbikëqyr çështjet e sigurisë nga kufiri jugor deri te siguria e aviacionit.

Ai vazhdon duke thënë se Homan "do të jetë përgjegjës për deportimin e të huajve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos