Trump i ndaloi transgjinorët në ushtri, gjykata rrëzon sërish presidentin

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 09:21 | Bota

Trump i ndaloi transgjinorët në ushtri, gjykata rrëzon

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar vendimin e administratës Trump për të ndaluar personat transgjinorë në ushtri, duke përmendur parimin e barazisë.

Duke cituar Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, e cila thotë se "të gjitha qeniet njerëzore janë krijuar të barabartë", gjykatësi i Uashingtonit bllokoi kështu urdhrin ekzekutiv të nënshkruar në janar nga presidenti amerikan.

Presidenti Trump ndaloi rekrutimin në ushtri të transgjinorëve edhe në 2017, edhe pse personeli në detyrë u lejua të qëndronte. Urdhri u shfuqizua nga Joe Bien në vitin 2021.

Ushtria amerikane ka një personel prej 1.3 milion personash në detyrë, ndërsa vlerësohet se mes tyre ka 15 mijë transgjinore.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka premtuar të bëjë ndryshime të mëdha në Pentagon, dhe e kishte listuar heqjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në ushtri mes prioriteteve kyçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos