Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas 30 minutash 31-vjeçarja

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 12:12 | Kronikë

Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë,

Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1. Ajo u kap nga policia rreth 30 minuta pas vjedhjes, pranë tunelit të Skërficës, teksa drejtonte makinën e vjedhur.

Sipas policisë, 31-vjeçarja kishte hequr targat e automjetit dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Automjeti dhe targat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë Sarandë

Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, në lagjen nr. 1., kapet pas 30 minutash, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 31-vjeçarja. 

Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe targat e tij, të cilat 31-vjeçarja i kishte hequr dhe hedhur në kazan mbeturinash. 

 Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, për vjedhjen e automjetit të tij, të cilin e kishte parkuar në vendparkimin e një hoteli, në lagjen nr. 1, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i autores së dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetases E. S..  

Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. M. dhe i ka hequr targat, të cilat i hedhur në një kazan mbeturinash, në dalje të qytetit. 

Ajo është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në afërsi të tunelit të Skërficës, duke drejtuar automjetin e vjedhur, rreth 30 minuta pas vjedhjes së tij.   

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasja E. S., 31 vjeçe, banuese në Sarandë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos