Letra e Veliajt ndez debatet, Bylykbashi: Të shpërndahet Kuvendi, Manja: Lexoni Kushtetutën

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 12:27 | Politikë

Letrën e Erion Veliajt nga burgu opozita e lexon si konfirmim të denoncimeve që bën prej vitesh. Madje Oerd bylykbashi shton se aty tregohet dhe se si Rama vepron me SPAK. Kërkesave të PD për shpërndarje të parlamentit, mazhoranca iu përgjigj me kushtetutën e ndryshuar në vitin 2008 dhe me votat në parlament.

Letra nga burgu e Erion Veliajt dhe përplasja me reagimin e ministrit Toni Gogu bëri që çështja të kthehej në qendër të vëmendjes së opozitës në komisionet parlamentare. Oerd Bylykbashi e cilësoi konfirmim të asaj që PD akuzon e proteston prej vitesh.

Madje nisur nga leximi që i bën letrës theksoi se dhe SPAK po bën lojë politike.

Bylykbashi dhe një herë kërkoi qeveri teknike e shpërndarje të Kuvendit, por duke lexuar dhe se si veprohet nëse kjo pranohet nga mazhoranca.

Duke zbatuar vendimin politik deputeti demokrat u largua nga salla ku socialistët vijuan diskutimin e buxhetit, por një përgjigje dha Ulsi Manja.

Madje duke ironizuar shpërndarjen e parlamentit i kujtoi ndryshimet e kushtetutës së vitit 2008. Çështja e Veliajt u kthye në temë diskutimi dhe në komisionet e tjera parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos