Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte dhënë fund luftës në Ukrainë brenda një jave

Nga A2 CNN
30 Shtator 2025, 18:36 | Bota

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Putinin, duhet t’i kishte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po flet përsëri për luftën në Ukrainë, ndërsa po i drejtohet personelit më të lartë ushtarak të Amerikës në Virxhinia.

Sipas mediave të huaja, Trump e ka përshkruar ndalimin e luftës në Ukrainë si tejet të vështirë, duke theksuar se i ka dale jashtë pritshmërive.

"Mendoj se do ta arrijmë këtë, por kjo doli të jetë më e vështira", tha Trump, shkruan A2 CNN.

"Jam shumë i zhgënjyer me Presidentin Putin, mendova se do ta mbaronte këtë punë”, vijoi më tej Trump.

"Ai duhej ta kishte përfunduar atë luftë brenda një jave, dhe unë i thashë... mendoj se do ta përfundojmë atë", tha më tej Presidenti i SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos