Analisti Genc Burimi, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Presidenti Emmanuel Macron po vepron si homologu i tij në SHBA.
“Franca ka 290 koka bërthamore dhe do i shtojë. Nuk ka dhënë numrin, por që nuk është sigurisht gjë e re në gojën e Macron. E re është vendimi për ta përdorur nuk mund të ndahet as me gjermanët, as me polakët, as me studezët. Domethënë, amerikanët sot kanë bombë bërthamore në Itali, në Hollandë, në Belgjikë, në Gjermani dhe në Turqi. Nëse këto vende sulmohen, butonin e ka Presidenti amerikan. Kështu që, Macron thotë neve ju japim bombën bërthamore, butonin e kemi neve, por me këtë rast mos bli më avionët amerikanë, blini Rafalët francezë. Kjo është pak a shumë”, tha Burimi.
“Kjo u zgjidh para dy javësh sepse ishte një debat i madh në Francë. Si mund të japësh bombë përthamore dhe t'ia lësh tjetrit ta përdorë. Jo, tha Macron, do e bëjmë si amerikanët, por është debat i vjetër”, shtoi analisti. (A2 Televizion)