“Raketa izraelite mbi Turqi”, eksperti Kondi: Nëse do ishin nga Irani, Erdogan do të shpallte luftë

Nga A2 CNN
18 Mars 2026, 23:13 | Bota

Sokol Kondi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “Turqia nuk ra pre e provokimeve të dronëve izraelitë, që shiteshin si dronë iranianë”.

“Turqia nuk ra pre e provokimeve të dronëve izraelitë, që shiteshin si dronë iranianë. Erdogani tha po hetojmë për sabotim. Ai e kupton shumë mirë nga kush i vijnë ato raketa. Po të ishin raketa iraniane, Erdogani do shpallte luftë. Sepse Turqia nuk ka fare pjesë në këtë konflikt”, shpjegoi Kondi.

“Në vend të kësaj, tha që do hetojmë një sabotim të mundshëm. Nuk po flasim për fantazi, flasim për deklarata zyrtare. Kështu që, në këtë aventurizëm, Izraeli nuk e dimë se sa do t’ia arrijë qëllimit”, shtoi Kondi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos