Trump mendon se Zelensky do ta lëshojë Krimenë

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 07:17 | Bota

Trump mendon se Zelensky do ta lëshojë Krimenë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë se ai mendon se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky është i gatshëm t'i dorëzojë Krimenë Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje - pavarësisht refuzimeve të mëparshme të Kievit për çdo propozim të tillë.

I pyetur nëse mendonte se presidenti ukrainas ishte gati të dorëzonte kontrollin e gadishullit të tij jugor, i cili u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014, Trump u përgjigj: "Unë mendoj se po".

Trump i kërkoi gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin të "ndalojë të shtënat, të ulet dhe të nënshkruajë një marrëveshje" për t'i dhënë fund luftimeve, duke sugjeruar se kjo mund të arrihet brenda dy javësh.

Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelensky përpara funeralit të Papa Françeskut.

Ukraina ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë ndonjë lëshim territorial, duke theksuar se çështjet në lidhje me tokën duhet të diskutohen vetëm pasi të arrihet një armëpushim.

As Zelensky dhe as presidenti rus Vladimir Putin nuk i janë përgjigjur publikisht komenteve të fundit të Trump.

Më herët të dielën, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi Ukrainën që të mos pajtohet me një marrëveshje që përfshin lëshime gjithëpërfshirëse territoriale në këmbim të një armëpushimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos