Trump: Nuk do të mbroj shtetet që nuk paguajnë për NATO-n

Nga A2 CNN
6 Mars 2025, 23:25 | Bota

Trump: Nuk do të mbroj shtetet që nuk paguajnë për NATO-n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Amerika nuk do t’i mbrojë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje.

“Mendoj se është diçka e logjikshme", tha Trump, shkruan A2.

“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj”, ka shtuar Presidenti amerikan.

Trump shtoi se vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë mjaftueshëm sa i përket fushës së mbrojtjes, duke u bërë thirrje që të shpenzojnë më shumë.

Trump ka deklaruar më tej se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky dëshiron të bëjë marrëveshje, ndërsa shtoi se të njëjtën gjë e dëshiron edhe Rusia: “Unë po ashtu mendoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje, pasi në një mënyrë apo një tjetër, ata s’kanë zgjidhje tjetër”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos