Ka nisur në Shtëpinë e Bardhë takimi midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy. Të dy udhëheqësit janë ulur përsëri gjashtë muaj pas përplasjes mes tyre në Zyrën Ovale.
Presidenti amerikan e priti Zelensky-n në portën hyrëse të Shtëpisë së Bardhë, pak pasi aty kishin hyrë udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s.
Trump e mirëpriti Zelenskyn ndërsa ai doli nga makina, duke i shtrënguar dorën, dhe dyshja duket se shkëmbyen disa fjalë. Zelensky më pas është ulur me Donald Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale.
Më pas ata u përballën me median, duke buzëqeshur, por nuk pranuan asnjë pyetje. Trump e vuri krahun rreth Zelenskyy në një moment para se të hynin brenda.
Zelenskyy do të shpresojë të fitojë mbështetjen e udhëheqësit amerikan, pasi Trump u ul me Vladimir Putin të premten. (A2 Televizion)