Trump sulmon Papa Leon për Iranin

Nga A2 CNN
13 Prill 2026, 08:00 | Bota

Trump sulmon Papa Leon për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Papën Leon XIV në rrjetin social "Truth Social", pas deklaratës së kreut të selisë së shenjtë kundër kërcënimit të Trump ndaj Iranit, raporton A2CNN. 

Trump e quan Papën “të tmerrshëm për politikën e jashtme” dhe shton: “Nuk dua një Papë që mendon se është e drejtë që Irani të ketë armë bërthamore.”

Ai gjithashtu akuzon Papën për dobësi në fushat e krimit dhe armëve bërthamore.

Së fundmi, Papa Leo kritikoi kërcënimin e Trump se “një qytetërim i tërë do të zhdukej sonte” nëse Irani nuk pranonte një marrëveshje për të ndaluar luftën, duke e cilësuar si “plotësisht të papranueshme” dhe duke theksuar se kjo nuk është vetëm çështje ligjore ndërkombëtare, por edhe morale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos