
Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se rasti më i keq në Iran do të ishte nëse dikush merrte pushtetin dhe do të ishte po aq i keq sa regjimi aktual.
“Supozimi më i keq do të ishte ne bëjmë këtë veprim, dhe pastaj dikush merr pushtetin që është po aq i keq sa personi i mëparshëm… Kjo mund të ndodhë,” tha Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët gjatë një konferencë për shtyp në Zyrën Ovale me Kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
“Ne do të donim të shihnim dikë që sjell ndryshim për popullin,” shtoi ai.
Trump gjithashtu paralajmëroi iranianët që të mos dalin në rrugë për protestë ndërkohë që sulmet vazhdojnë.
Kur u pyet për Reza Pahlavi, djalin e ish-shahut të larguar nga Irani, Trump tha se duket si një person i mirë, por shtoi se dikush që jeton aktualisht në Iran mund të jetë kandidati më i përshtatshëm për të marrë drejtimin e vendit. (A2 Televizion)