Varre masive për nxënëset e vrara në Iran, OKB: Sulm i tmerrshëm, hetim i menjëhershëm dhe i plotë

Nga A2 CNN
3 Mars 2026, 18:33 | Bota

Varre masive për nxënëset e vrara në Iran, OKB: Sulm i

Zyra e të drejtave të njeriut e OKB-së bëri thirrje për hetim të sulmit vdekjeprurës ndaj një shkolle për vajza në Iran, pa specifikuar se kë konsideron përgjegjës.

“Komisioneri i Lartë bën thirrje për një hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe të plotë mbi rrethanat e sulmit. Barra bie mbi forcat që e kryen sulmin për ta hetuar atë,” tha zëdhënësja e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Ravina Shamdasani.

“Ajo që ndodhi është e tmerrshme,” vijoi me tej ajo, duke shtuar se pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale kapnin “thelbin e shkatërrimit, dëshpërimit dhe mizorisë së këtij konflikti”.

Shkolla në jug të Iranit u godit të shtunën, në ditën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të hënën se forcat amerikane “nuk do të shënjestronin qëllimisht një shkollë”. Izraeli ka thënë se po e heton incidentin.

Mbi 150 nxënëse thuhet te jene vrare dhe pamjet satelitore tregojnë hapjen e varreve masive pranë zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos