Trump pas bisedës me Putinin: Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim

Nga A2 CNN
19 Maj 2025, 19:41 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se Rusia dhe Ukraina do të "fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi", pas telefonatës së tij me Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, nuk është e qartë se si ndryshon kjo nga negociatat që filluan në Turqi të premten midis delegacioneve ukrainase dhe ruse.

“Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka deklaruar se do të ishte shumë i interesuar të priste negociatat. Le të fillojë procesi!”, postoi ai në Truth Social, me një ton shumë më optimist se ai i Vladimir Putinit.

Ai tha se telefonata “shkoi shumë mirë”. "Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera", shtoi ai më tej, shkruan A2 CNN.

Duke folur më gjerësisht mbi negociatat, Trump tha: “Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, siç mund të bëhet vetëm sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilat askush tjetër nuk do të ishte në dijeni”.

Trump tha se Rusia dëshiron të marrë pjesë në "TREGTI në shkallë të gjerë" pasi të ketë mbaruar lufta.

Ai shtoi: “Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për Rusinë për të krijuar sasi të mëdha vendesh pune dhe pasurie. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR.”

"Po kështu, Ukraina mund të jetë një përfituese e madhe në tregti, në procesin e rindërtimit të vendit të saj”, tha ai më tej, shkruan A2 CNN.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos