Trump pezullon tarifat ndaj mallrave kineze për 90 ditë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 11:21 | Bota

Trump pezullon tarifat ndaj mallrave kineze për 90 ditë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord të zgjasin edhe për 90 ditë të tjera armëpushimin tregtar, vetëm disa orë perpara se mes dy vendeve te hynin ne fuqi tarifa me te larta tregtare.

Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ta zgjatur marrëveshjen  e armepushimit tregtar deri më 10 nëntor, ndërsa Pekini njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbajë të pezulluara tarifa e tij më të larta ndaj Washingonit.

Sipas marrëveshjes, SHBA do të mbajnë në fuqi tarifat prej 30% për importet kineze, ndërsa Kina do të ruajë tarifat prej  10% mbi mallrat amerikane.

Më herët këtë vit, Uashingtoni kishte kërcënuar me tarifa deri në 145% për mallrat kineze, ndërsa Pekini kishte kundërpërgjigjur me 125% mbi mallrat amerikane. Të dyja palët ranë dakord t’i ulin këto nivele tarifash  pas bisedimeve të majit në Gjenevë, shkruian BBC.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se zgjatja e armëpushimit do të shërbejë për të vijuar negociatat mbi “korrigjimin e pabarazive tregtare” dhe “praktikat e padrejta tregtare”, duke theksuar se SHBA pati një deficit tregtar prej gati 300 miliardë dollarësh me Kinën në vitin 2024 – më i larti se me çdo partner tjetër tregtar. Bisedimet pritet të fokusohen gjithashtu në zgjerimin e aksesit për eksportuesit amerikanë dhe adresimin e çështjeve të sigurisë kombëtare e ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos